Limaj: Nuk provohet shteti, o djem!
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Hovenier gjatë ditës së martë njoftoi se si pasojë e krizës në veri, Kosova është përjashtuar Defender 2023.
Limaj përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatë në veri.
“Nuk provohet shteti o djem!”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë:
Nuk provohet shteti o djemë!
Situatë tipike për Albinin! As këndej as andej!
Shtrirja e plotë e sovranitetit dhe respektimi i kushtetutshmërisë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë me të cilët rrugëtuam tash e 25 vite!