Osmani: Kosova e gatshme të shqyrtojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.
“Unë i thash që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Osmani.
Osmani tha po ashtu se u tha liderëve evropianë se procedurat ligjore mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve.
“Kjo nuk bëhet menjëherë por këto janë procedura ligjore që u mundësojnë qytetarëve të vendosin nëse duan të mbajnë zgjedhje”, tha Osmani./rel