“Kur jeta më mundi, rrugën e gjeta te ti”, Luizi publikon këngën e re
Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e re me titull “Përjetësisht”.
Për tekstin dhe melodinë është kujdesur Bardhi.
Kënga është produkt i Çelik Lipës.
Me këngën “Përjetësisht” këngëtari më i përfolur i momentit pritet të thyejë rekorde.
Ai ka vendosur të vijë me një solo, pas bashkëpunimit me Donald Veshaj, që arriti miliona shikime.