Pamje rrëqethëse nga Franca, emigranti sirian ther me thikë fëmijën në karrocë – gruaja që ishte me të tentoi ta mbrojë me trup

Pamje rrëqethëse nga Franca, emigranti sirian ther me thikë fëmijën në karrocë – gruaja që ishte me të tentoi ta mbrojë me trup

Në video shihet momenti kur futet në këndin e lodrave të fëmijëve, dhe sulmon një grua që po shëtiste foshnjën e saj në karrocë, transmeton Telegrafi.

Ajo vazhdimisht bërtiste dhe bënte thirrje për ndihmë dhe me trup mbulonte fëmijën, megjithatë sulmuesi arrin t’i afrohet karrocës dhe disa herë ta therë vogëlushin me thikë.

Mediat franceze, raportojnë se gruaja në video është me profesion edukatore, kurse sulmuesi sikur të mos ishte ngopur me fëmijën e sulmon edhe një grua tjetër e cila arrin të ikë së bashku me fëmijën që e mbante në kraharor.

Kujtojmë që emigranti nga Siria theri me thikë katër fëmijë dhe dy të rritur në qytetin francez Annecy, kanë bërë të ditur nga zyra e kryeprokurorit.

Tre prej fëmijëve dhe i rrituri janë në gjendje kritike për jetën. Sulmuesi është rreth 31 vjeç dhe besohet të jetë emigrant nga Siria. Ai u vu në pranga nga policia pak çaste pas sulmit.

CATEGORIES
Share This