Kryeministri Kurti për kidnapimin e policëve: Hyrja e forcave serbe në Kosovë është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim
Tre zyrtarë të policisë së Kosovës u rrëmbyen sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se dyshohet se ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Kurti thotë se hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.
Kryeministri Kurti kërkon lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer.