Rama vazhdon me deklarata skandaloze, nuk i beson Policisë së Kosovës: “Pres hetimet e KFOR-it për rrëmbimin e policëve..”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve kosovarë në Veri të Kosovës.
Ai ka thënë se po e presin KFOR’in që ta hetojë rastin që ndodhi të mërkurën.
Rama ka përkujtuar që Shqipëria është pjesë e NATO’s, aleancës euro-atlnatike që e bombardoi Serbinë.
”Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”, ka shkruar Rama në Tëitter.
“Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat”, ka thënë ai.
Serbia kidnapo tre policë kosovarë në Veri të Kosovës.
Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë
— Edi Rama (@ediramaal) June 14, 2023