Kurti pas takimit me ambasadorët: Shpreha protestën time për heshtjen e KFOR-it

Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se gjatë takimit të sotëm të mbajtur me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ka shprehur protestën e tij për heshtjen e KFOR-it në raport me arrestimin e zyrtarëve policorë nga ana e Serbisë.

Kurti në raportimin e tij në Kuvend tha Qeveria është duke punuar ditë e natë që ti lirojë policët e kidnapuar.

“Qeveria do të bëjë çdo gjë që është e mundur duke punuar ditë e natë që ti lirojë nga kidnapimi tre policët. Unë kam pasur biseda telefonike edhe mbrëmë me emisarin special amerikan Gabriel Escobar, me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, dhe në këtë takim po vijë nga një takim i përbashkët me të gjithë ambasadorët, zv.ambasadorët, shefat e misioneve të akredituar në Republikën e Kosovës ku gjerë e gjatë ua kemi shpjegua,r duke i informuar për ditën e djeshme dhe të sotme. Dhe tash kur po bëhen 30 orë të kidnapimit të tre policëve e ende nuk e kemi deklaratën zyrtare shpjeguese të KFOR –it i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, unë kam shprehur edhe protestën time për këtë heshtje, por edhe kërkesën për reagim urgjent.

Tutje ai tha se “në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve e qizmeve që shkojnë në drejtim të Serbisë, të veturave pa targa dhe sidomos të prangave të plastikës të forcave serbe.Ppra ata jo vetëm që kanë kryer kidnapimin por njëkohësisht kanë dashur të lënë gjurmët publikisht të këtij kidnapimi. Bëhet fjalë për një agresion me arrogancë, nuk janë përpjekur ti fshehin gjurmët e krimit, përkundrazi synimi i tyre ka qenë që të dihet që ata ishin aty në atë kohë’.

CATEGORIES
Share This