Profesori nga Parisi: Borrel le ta thejë qafën
Borrell është shprehur tejet i alarmuar me arrestimet e serbëve në veri dhe marshimin e FSK-së, pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë
Lidhur me këtë ka reaguar ligjëruesi nga Parisi, Nezir Kraki, përmes një postimi në Facebook.
Ai u shpreh se duhet me e kuptu ky dhe ai sllokaku proserb që kufiri i Kosovës NUK ËSHTË ura e Ibrit ose le ta thejnë qafen me dialog e me çka kanë.
Gjithashtu, Kraki thotë që problem është që të kuptojnë ndërkombëtarët që veriu është i Kosovës kur edhe opozita nuk e shohin të tillë.
- Reagimi i plotë:
Merreni me mend…
Borell qenka alarmu pse Kosova arreston dhunues te rendit brenda territorit te vet.
Derisa i jane dashte 10 dite qe te reagoje e t’alarmohet kur Serbia kidnapoi policë te Kosoves, brenda ne Kosove.
Ose duhet me e kuptu ky dhe ai sllokaku proserb qe kufiri i Kosoves NUK ËSHTË ura e Ibrit ose le ta thejne qafen me dialog e me çka kane.
Nejse, kete fakt ata zor qe e pranojne kur opozita n’Kosove dhe krejt oportunistët e ish sistemit jane te bindur qe veriu nuk është i Kosovës.