Momenti dramatik kur Njësia Speciale ndjek veturën e dyshuar në veri, aksioni bëhet viral (VIDEO)
Gjatë netëve të fundit në Mitrovicën e Veriut, mjetet e blinduara të Njësive speciale të policisë së Kosovës po qarkullojnë gjatë gjithë kohës duke monitoruar situatën në veri.
Mbrëmjen e djeshme Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, siç shihet në videon e publikuar në rrjete sociale, policia ka hasur në një automjetë të dyshuar, të cilin pas kanë filluar të ndjekin, drejtuesi ka lënë automjetin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
E tërë ngjarja është regjistruar nga një qytetar të cilit policia i’a drejton armën posa e kupton që i njejti nga ballkoni po regjistronte veprimet e policisë.
Ndaj këtij veprimi dhe patrullave të policisë në veri ka reaguar politikani serb nga veriu, Aleksandar Arsenijevic.
“Në qendër të Mitrovicës së Veriut. Mjetet e blinduara të njësive ilegale të policisë së Kosovës po qarkullojnë çdo natë në qytet duke frikësuar qytetarët.Mbrëmjen e sotme, teksa kontrollonte automjetin, një polic drejton pushkën drejt një qytetari, pasi ai po regjistron të gjithë skenën me telefonin e tij”, ka thënë Arsenijevic.