Rrahet një person në Prizren, shkak bëhet qeraja e hotelit
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi fizik që i është bërë nga dy të dyshuar.
Rasti ka ndodhur pranë një hoteli në Prizren, mbrëmë rreth orës 20:00.
Viktima e këtij sulmi, B.Izeti, bashkëpronar i hotelit në fjalë, është sulmuar nga persona që i njeh shumë pak.
Sipas deklaratës së këtij të fundit në polici, sulmi ka ndodhur për shkak se Izeti nuk është dakorduar t’i vazhdohet qeraja e hotelit.
Ai u sulmua me grushte dhe shqelma, sulm për të cilin ka pranuar edhe ndihmë mjekësore.
Policia, në anën tjetër, është duke kërkuar të dyshuarit që kanë kryer këtë vepër penale.
Rasti i iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” është duke u hetuar.