I kishte kundërshtar zgjedhor, por Bali Muharremaj ka një urim të veçantë për LDK-në e Suharekës
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur zgjedhjet në degën e Suharekës, ku Ardian Shala u zgjodh kryetarë.
Për emërimin e Shalës në krye të degës së partisë, urim pati nga ana e rivalit të tij, kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, shkruan Indeksonline.
Ky është njoftimi i tij:
LDK-së në Suharekë ju uroj për procesin e tyre të brendshëm zgjedhor.
Poashtu edhe kryetarit të saj z.Ardian Shala i uroj rizgjedhjen në këtë detyrë.
Është shembull i mirë e njëkohësisht mendoj se duhet të mbetet traditë e mirë në komunën tonë, që ta urojmë njëri-tjetrin.
Suksese dhe punë të mbarë !
Me respekt
Bali Muharremaj