Përleshjet e sotme në Kuvend, prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka inicuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi” pas ngjarjeve të ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Kjo prokurori po ashtu ka autorizuar policinë t’i marrë deklaratat e të dyja palëve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftimin e PTH në Prishtinë.

Në njoftim po ashtu thuhet se Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë.

CATEGORIES
Share This