Vdekje e dyshimtë te “Katër Lullat” në Prishtinë: Policia jep detaje

Vdekje e dyshimtë te “Katër Lullat” në Prishtinë: Policia jep detaje

Lajmi.net sot raportoi për një vdekje të dyshimt te vendi i quajtur “Katër Llullat”, dhe për këtë kanë folur nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se fillimisht kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete nga një ekip mjeksorë.

Pastaj ata së bashku me prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë filluar hetimet dhe të gjitha veprimet ligjore se si ka ndodhur ky rast.

“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo.

CATEGORIES
Share This