Kërcënimi i Zelensky-t për Rusinë: Nuk do t’ju mbetet asnjë anije deri në fund të luftës

Kievi paralajmëron të hakmerret kundër sulmeve ruse në Detin e Zi, në mënyrë që importet dhe eksportet e grurit nga portet të mund të kryhen pa pengesa. Ai i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet me raketa dhe mjete ajrore pa pilot (UAV) në portet e Ukrainës.

“Nëse Rusia vazhdon të pushtojë Detin e Zi, përtej ujërave të saj territoriale, duke vendosur bllokada ose duke hapur zjarr kundër nesh, Ukraina do të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është një mbrojtje e justifikuar, pavarësisht nga korridori (i sigurt). Ne nuk kemi aq shumë anije. Por ata (rusët) duhet të kuptojnë se deri në fund të luftës nuk do t’u mbetet asnjë anije. Asnjë!”, paralajmëroi presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky.

Tensionet në Detin e Zi janë përshkallëzuar pasi Rusia u tërhoq nga një marrëveshje që lejonte eksportet e grurit nga portet ukrainase. Që atëherë, raketat ruse dhe UAV-të kanë goditur vazhdimisht depot e Ukrainës dhe infrastrukturën portuale. Bllokada detare e vendosur nga forcat ruse po mbyt ekonominë e Ukrainës, e cila para fillimit të luftës mbështetej në eksportet e grurit dhe çelikut.

CATEGORIES
Share This