Ja kur dalin paratë në llogaritë e prindëve për blerjen e teksteve shkollor
Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha, ka thënë se në javën që vjen prindërit do t’i kenë mjetet për blerjen e teksteve shkollore.
Sipas tij, gjatë kësaj jave do të hapet platforma e-Kosova dhe para 1 shtatorit prindërit do t’i kenë mjetet për tekstet shkollore.
Ai ka treguar se do të tregohet në detaje se si do të jetë procedura dhe dalja e mjeteve.
“Sot besoj që brenda ditës ministria del me njoftim zyrtar saktësisht se si do të jetë kjo pjesë, duke e shpjeguar hap pas hapi edhe procedurimin edhe daljen e mjeteve, por informata është që gjatë kësaj jave platforma e-Kosova do të hapet për aplikim dhe mjetet do të dalin në javën e ardhshme”, tha kryetari i Këshillit të Prindërve.
Tutje, Dragusha tha se do të ketë parapagim për prindërit nga ana e ministrisë, e jo rimbursim.