Miftari: Për 20 vjet shkatërruan të gjitha vlerat për t’u pasuruar, shkatërruan drejtësinë, prokurorinë, gjyqësinë, policinë, shkollat, familjet, shëndetësinë, ekonominë…

Miftari: Për 20 vjet shkatërruan të gjitha vlerat për t’u pasuruar, shkatërruan drejtësinë, prokurorinë, gjyqësinë, policinë, shkollat, familjet, shëndetësinë, ekonominë…

Naim MiftariIsh agjenti i SHIK-ut kërkon të konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme nga oligarkët dhe politikanët.

Qeveria e Kosovës, është zotuar që në mandatin e saj të themelojë ligje të reja në sistemin e drejtësisë.

Ai tutje shton se të gjitha këto që kanë ndodhur në Kosovë janë mbjellur nga populli prej pas luftës, andaj kërkon që të mos vajtohet për këtë!

“Shkatërruam të gjitha vlerat për t’u pasuruar, shaktërruam drejtësinë, Prokurorinë, gjyqësinë, Policinë, shkollat, familjet, shëndetësinë, ekonominë, shkatërruam dhe dekraduam luftën, dëshmorët, luftëtarët e UÇK-së, shkatërruam tregtinë dhe të gjitha vlerat që i kemi pasur, andaj çka të presim nga një popull që i kultivon dhe nderon kriminelët, hajnat, tradhtarët, grabitqarët, rrencat, politikanët milionera të korrupsionit…., prandaj mos të brengosemi për të sotmen, por të kemi frikë nga e ardhmja”, përfundon Naim Miftari.

CATEGORIES
Share This