Ministrja e Jashtme takon Blinkenin: “U shfaq lidhja e thellë Kosovë-SHBA…”

Ministrja e Jashtme takon Blinkenin: “U shfaq lidhja e thellë Kosovë-SHBA…”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Kështu bëri të ditur kryediplomatja me anë të një postimi në X (ish-Twitter) ku tha se lidhja mes Kosovës dhe SHBA-ve është shfaqur në takimin këtë takim të cilin ajo e vlerësoi si të shkurtër por thelbësor.

Tutje, Gërvalla është shprehur krenare që Kanadaja është aleate dhe mike e Kosovës.

“Si gjithmonë, lidhja e thellë midis Kosovës dhe ShBA-ve u shfaq në shkëmbimin tonë të shkurtër por thelbësor. Faleminderit për besimin dhe sinqeritetin! Krenar po ashtu që e quaj Kanadanë një aleat dhe mik.”, u shpreh Gërvalla.

CATEGORIES
Share This