Surroi: Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin te Kosova, ky është test i ri për ndërkombëtarët

Surroi: Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin te Kosova, ky është test i ri për ndërkombëtarët

Pasi që Milan Radoiçiqi ka pranuar se ka marrë pjesë në sulmet ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, ka reaguar publicisti Veton Surroi.

Sipas tij pranimi nga ana e Radoiçiqit se ai ka marrë pjesë në këtë sulm, është një test i ri për ndërkombëtarët.

Surroi ka thënë se brenda procesit të normalizimit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, Serbia do të duhej t’ua dorëzonte autoriteteve të Kosovës Radoiçiqin, për krimet e kryera brenda juridiksionit të saj.

“Radoiçiq merr përgjegjësinë për sulmin në Banjskë. Brenda procesit të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja do të pritej që autoritetet e Republikës së Serbisë t’ua dorëzonin atë autoriteteve të Republikës së Kosovës, për krimet e kryera brenda juridiksionit të saj. Një test i ri për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Surroi në rrjetin social X.

Të premten Millan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ditën kur u sulmua Policia e Kosovës.

Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të cilën e ka lexuar avokati i tij Goran Petronijeviq, në një konferencë të mbajtur të premten në Beograd.

CATEGORIES
Share This