Kurti: Terroristët u trajnuan në një bazat kryesore të ushtrisë serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmet e serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit u kryen nën planifikimin e plotë të shtetit të Serbisë.
Sipas tij, terroristët ishin trajnuar në Pasuljanske Livade, që është një nga bazat kryesore të ushtrisë serb.
“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe. 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, ka deklaruar Kurti në rrjetin social X.
Ai ka thënë të dielën se në shtatë ditët e fundit Kosova është përballur me dhunë, kërcënime dhe glorifikim të akteve të tilla, derisa ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e aleatëve “në luftën kolektive për demokraci”.
Pictured: The terrorists who carried out the attacks trained in Pasuljanske Livade, one of the Serbian Army's key bases, ~4 days before the attacks. Other exercises took place in the Kopaonik base. The attacks enjoyed the full support & planning of the Serbian state. pic.twitter.com/eWp4dMsGee
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023