Drejtori i Policisë në Bosnje për Radoiçiqin: “Ai kriminel po gënjen…”
Drejtori i Administratës Federale të Policisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Vahidin Muhiq ka reaguar për pretendimet e Milan Radoiçiq kinse ai ka blerë armë, municione dhe eksploziv nga Tuzla.
“Ai kriminel po gënjen, armatimi është prodhim i Serbisë dhe trajnimet i kanë kryer në territorin e Serbisë”, tha Muhiq.
Radoiçiq ka pranuar se kryer sulm terroriste me disa persona të panjohur.
Ndërsa, hjatë ditës ai është marrë në pyetje nga prokuroria e Beogradit, e cila i ka sugjeruar gjykatës që për shkak të rrezikut të arratisjes, të mbahej në masën 30 ditë paraburgim.
Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, ka pranuar publikisht pjesëmarrjen e tij në sulmin e armatosur terrorist në fshatin Banjskë në veriun e Kosovës.