Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar ka zhvilluar një mbledhje elektronike të dielën e 15 tetorit.Në këtë mbledhje u morën disa vendime.
– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 02/58 të datës 2 shkurt 2022, për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” si në vijim:
1.1. Arton Ahmeti, Kryesues;
1.3. Skender Haziri, anëtar.
Pikat e tjera të Vendimit Nr.02/58 mbesin të pandryshuara.
– Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Prizren Prevallë.
– Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc, Komuna Shtërpcë.