Izraelitët publikojnë pamjet nga sulmi ajror mbi objektin, ku qëndronte kreu i inteligjencës së Hamasit

Izraelitët publikojnë pamjet nga sulmi ajror mbi objektin, ku qëndronte kreu i inteligjencës së Hamasit

Forcat ajrore të Izraelit, kanë publikuar në rrjetet sociale pamjet e sulmit ajror ku mbeti i vrarë kreu i shërbimit sekret të Hamasit.

Në videon e publikuar thuhet se sulmi ajror u krye në Khan Younis në Rripin e Gazës, transmeton Telegrafi.

Madje nga pamjet shihet sesi një ndërtesë goditet dhe bëhet rrafsh me tokë nga raketat izraelite.

Sulme të tilla ushtria izraelite është duke i zhvilluar nga 7 tetori, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit mbi qytetet izraelite.

E deri më tani nga të dyja palët raportohet për mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra tjerë të plagosur. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This