Pamje nga bastisjet në veri, që lidhen me rastin e Banjskës

Pamje nga bastisjet në veri, që lidhen me rastin e Banjskës

Mediat në gjuhën serbe në veri kanë publikuar pamje nga operacioni policor i Njësisë Speciale në disa lokacione në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës është duke zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion në disa lokacione në veri, ka bërë të ditur policia.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, nuk ka saktësuar se ku po zhvillohen bastisjet.

Por, siç raporton portali serb nga veriu, Kossev, një prej bastisjeve aktualisht po kryhet në një objekt në rrugën Kolashinska, në afërsi të tre soliterëve, në pjesën veriore të Mitrovicës.

CATEGORIES
Share This