Publikohet vendimi tjetër: Nasim Haradinaj mbetet në burg

Publikohet vendimi tjetër: Nasim Haradinaj mbetet në burg

Specialja ka refuzuar lirimin e Nasim Haradinajt.

Kjo është bërë e ditur nga vet institucioni i Dhomave të Specializuara të Gjykatës, nën arsyetimin se Haradinaj ka përmirësime në sjelljen e tij, mirëpo ka edhe precedentë në Njësinë e Paraburgimit.

Një vendim tjetër e mori sot ky institucion për Hysni Gucatin, i cili tanimë veç është liruar dhe ka arritur në Kosovë.

Vendimi i plotë:

Më 12 tetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi se ajo do të shqyrtojë modifikimin e vendimit të z. Nasim Haradinaj për lirimin e tij me disa kushte pasi të marrë raport prej Administratores Fidelma Donlon në lidhje me sjelljen e z. Haradinaj gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së.

CATEGORIES
Share This