Izraeli mohon përgjegjësinë për sulmin në spitalin në Gaza, përmes pamjeve të publikuara nga droni Izraeli zhvendosin përgjegjësinë diku tjetër!

Izraeli mohon përgjegjësinë për sulmin në spitalin në Gaza, përmes pamjeve të publikuara nga droni Izraeli zhvendosin përgjegjësinë diku tjetër!

Ushtria izraelite ka publikuar pamje nga droni që, sipas saj, dëshmojnë se shpërthimi vdekjeprurës në spitalin “Al-Alhi” në Rripin e Gazës nuk është shkaktuar nga armatimi i saj, për të cilin tha se do të shkaktonte një gropë e jo një parking të përfshirë nga zjarri e kulme të ndërtesave që kishin vrima nga copëzat e predhës.

Në videon e publikuar nga ushtria izraelite shihen fotografi të parkingut të spitalit, ku ndodhi shpërthimi dhe ku u vranë qindra njerëz, sipas një zyrtari shëndetësor të Hamasit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Fotografitë tregojnë se një zjarr i madh ishte shkaktuar në atë zonë si rezultat i shpërthimit, por aty nuk kishte gropë. Sulmet izraelite në përgjithësi shkaktojnë gropa të mëdha në tokë, tha ushtria izraelite.

Në pamjet e incizuara me dron theksohen edhe copëzat e predhave që kishin rënë në kulmet e ndërtesave përreth vendit të shpërthimit e të cilat kishin mbetur kryesisht të paprekura.

Izraeli i ka mohuar akuzat se njëri nga sulmet e tij ajrore e ka shkaktuar shpërthimin në spital, duke pretenduar se zjarri është shkaktuar nga një raketë e dështuar e grupit Xhihadi Islamik.

Edhe pamje të tjera, përfshirë transmetimin e drejtpërdrejtë të televizionit “Al Jazeera”, duket se e mbështetin më tej pretendimin e Izraelit se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e dështuar nga Gaza, sipas gazetës izraelite.

CATEGORIES
Share This