Grenell: BE nuk duhet të lejojë Osmanin dhe Kurtin të injorojnë marrëveshjet e mëparshme
Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, tha sot se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë së lejuari presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti që të injorojnë marrëveshjet e mëparshme.
“BE është më e dobët se ekipi i Bidenit. Ata duhet të ndalojnë së lejuari Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin të injorojnë marrëveshjet e mëparshme”, ka shkruar Grenell në rrjetin social X (Twitter), transmeton Ballkani.info.
Ai shtoi se nuk duhen më shumë takime dhe negociata, por zbatimi i asaj që është rënë dakord./Ballkani.info
It would be helpful if the @ap had a reporter who knew the issues enough to write factually about Kosovo and Serbia.
Kosovo already committed to do what this piece suggests.
We don’t need more meetings and negotiations – we need enforcement and implementation of what was…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 26, 2023