Rama i befasuar me heshtjen e BE-së ndaj deklaratave kërcenuese të Dodikut për Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi

Rama i befasuar me heshtjen e BE-së ndaj deklaratave kërcenuese të Dodikut për Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi

Kreu i “Republika Srbska”, Milloard Dodik, në një intervistë për shërbimin e propagandës ruse “Sputnik”, ka thënë se serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet, duke pretenduar se kjo mund të bëhet “me masa politike, jo me luftë”.

Dodik ka deklaruar se në vitet e ardhshme do të ketë një ekuilibër të ri të fuqisë në botë, kështu që siç pretendon ai, serbët në Ballkan duhet të marrin avantazhin e kësaj për të krijuar diçka të ngjashme me një “Serbi të madhe”.

Me këtë, ai ka nënkuptuar se Serbia duhet të përfshijë në vete edhe Kosovën, Bosnje e Hercegovinën si dhe Malin e Zi.

Deklaratave të Dodikut iu ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama thotë se është shqetësuese mungesa e reagimeve nga Bashkimi Evropian.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!” ka thënë Rama përmes një postimi në platformën X.

CATEGORIES
Share This