Arrestimi i tetë doganierëve dhe një polici, prokurori Abazi tregon se në cilat lokacione u kryen kontrollet

Tetë doganierë dhe një polic janë arrestuar pasi dyshohen për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, ka njoftuar Prokuroria Speciale të shtunën.

Me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të zyrtarëve të dyshuar këto vepra penale janë kontrolluar 11 lokacione.

E prokurori i rastit, Naim Abazi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se tri nga lokacionet ku janë kryer kontrolle kanë qenë në pjesën veriore të vendit.

Ndërsa siç ka bërë të ditur ai, lokacionet e tjera janë kryer në Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Kaçanik.

“Jemi në fazën e hetimit dhe më shumë detaje nuk mund të japë pasi është çështje e ndjeshme dhe besoj që mbasi që të përfundohen hetimet do të keni mundësinë me marrë më shumë detaje lidhur me mënyrën se si e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare”, ka deklaruar Abazi.

CATEGORIES
Share This