LDK mban nesër Kuvendin Zgjedhor
Nesër nga ora 14:00 mbahet Kuvendi X Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kuvendi mbahet në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë, bën të ditur LDK.
Në prag të kësaj konvente, kryetari aktual i partisë, Lumir Abdixhiku, ka publikuar fotografi nga salla që është bërë gati.
“Gati, gjithçka gati. Nesër, ora 17:00, Pallati i Rinisë”, ka shkruar Abdixhiku.