Skandaloze, Daçiqi e lavdëron Millosheviqin: Ishte model se si të duhej e mbrohej vendi
Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, ka bërë një deklaratë absolutisht skandaloze.
Siç raporton medium opozitar serb N1, Daçiqi, që është edhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), ka lavdëruar Slobodan Millosheviqin, ish-diktator i Jugosllavisë, që gjerësisht njihej si “Kasap i Ballkanit”.
Ndonëse Millosheviqi akuzohej për krime lufte në ish-Jugosllavi, përfshirë në Kosovë, për Daçiqin ai ishte një shembull se si të duhej e mbrohej vendi.