Shkëlqen Gjermania, tregon se është një ekip qe duhet llogaritet si ndër favoritet!

Shkëlqen Gjermania, tregon se është një ekip qe duhet llogaritet si ndër favoritet!

Nikoqirja Gjermania ka shkëlqyer në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të futbollit.

Të premten mbrëma në Munih, gjermanët fituan bindshëm, 5:1 ndaj Skocisë. Ndeshja i takoi Grupit A.

Gjermania jo vetëm që bëri hap të rëndësishëm drejt kalimit të grupit, por që në nismë dëshmojë se mund të shkoj larg në Evropianin e 17-të me radhë.

Ndeshja thuajse u mbyll në pjesën e parë.

Florian Wirtz shënoi gol të bukur në minutën e dhjetë për 1:0. Menjëherë në minutën e 19-të për 2:0 realizoi Jamal Musiala, ylli tjetër i Gjermanisë.

Sfida u përcaktua përfundimisht në fund të pjesës së parë. Pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme, Ryan Porteous u përjashtua me të kuq në minutën e 44-t.

Për Gjermaninë u dha penallti, kurse i saktë nga pika e bardhë ishte Kai Havertz në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Golin e katërt për Gjermaninë e realizoi Niclas Fuellkrug në minutën e 68-të.

Në minutën e 87-të, Antonio Ruediger shënoi autogol të pafat për të ngushtuar rezultatin në 4:1.

Por gjermanët nuk lejuan që ndeshja të mbyllet me shije të keqe. Në minutën e 93-të Emre Can shënoi për 5:1.

Më 19 qershor, Gjermania takohet me Hungarinë në Shtutgart. Ndërkohë Skocia të njëjtën ditë luan ndaj Zvicrës në Koeln.

CATEGORIES
Share This