Kopjime masive në testin e Maturës, edhe sivjet po shpërndahet në rrjete sociale

Kopjime masive në testin e Maturës, edhe sivjet po shpërndahet në rrjete sociale

Testit të Maturës Shtetërore sot po i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës.

Si edhe çdo vit tjetër, edhe sivjet po raportohet se po bëhen kopjime masive.

Edhe pas përgatitjeve për kontrolle të rrepta, nxënësit po zgjedhin rrjet sociale për të marrë përgjigjet e gatshme, duke i shpërndarë pastaj tek të gjithë.

Në grupet ku po publikojnë provimet, janë pjesë plot 7 mijë e 621 maturantë.

Ani pse MASHT ka paralajmëruar dënime për ata kopjojnë me telefon, kjo nuk po i ndalon nxënësit që ta bëjnë një gjë të tillë

CATEGORIES
Share This