I arratisuri nga burgu i Smrekonicës është Faton Hajrizi

I arratisuri nga burgu i Smrekonicës është Faton Hajrizi

I arratisuri nga Shërbimi Korrektues i Kosovës është Faton Hajrizi, mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

Hajrizi, rreth dy muaj më parë kishte dhënë intervistë për mediet kosovare, ku kishte folur gjerë e gjatë për të bëmat e tij rreth ikjeve nga burgjet, ndërsa kishte folur edhe për një të tillë nga Bonsteel-i.

Për arratisjen e tij ka njoftuar edhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku në njoftimin e tyre u bë e ditur se janë suspenduar dy persona, oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A.

CATEGORIES
Share This