Katër gjigandë të futbollit që synojnë trofeun, ja kur luhen dy sfidat gjysmëfinale të Europianit

Katër gjigandë të futbollit që synojnë trofeun, ja kur luhen dy sfidat gjysmëfinale të Europianit

Me kualifikimin e Anglisë dhe Holandës ditën e sotme janë mësuar kështu dhe katër skuadrat e fundit që do të synojnë fitimin e trofeut në Berlin.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Spanjës dhe Francës që do të luhet në Mynih, të martën e 9 korrikut. “La Roja” vjen pas një fitoreje kundër organizatorëve të Gjermanisë vetëm në kohën shtesë, ndërsa “Gjelat” kaluan vetëm falë penalltive kundër Portugalisë.

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet në Dortmund mes Holandës dhe Anglisë, të mërkurën e 10 korrikut. “Tulipanët” mundën me përmbysje Turqinë, ndërsa “Tre Luanëve” iu deshën penalltitë për të kaluar Zvicrën.

CATEGORIES
Share This