Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të martën pas sulmeve masive mbi Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të martën pas sulmeve masive mbi Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të martën në një takim, për të diskutuar sulmet e dy ditëve të fundit në Ukrainë, të cilat lanë të vrarë mbi 30 persona.

Spitali i Fëmijëve Ohmatdyt, që është objekti më i madh i pediatrisë në Ukrainë, u sulmua të dielën vonë.

Dy të rritur mbetën të vrarë në sulm.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia e ka sulmuar qëllimisht Spitalin Ohmatdyt, të cilin ai e ka përshkruar si ndër spitalet më të rëndësishme për fëmijë në Evropë dhe në Ukrainë.

“Rusia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për të gjitha krimet e saj. Kundër njerëzve, kundër fëmijëve, kundër njerëzimit në përgjithësi”, ka thënë Zelensky.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës qysh në shkurt të vitit 2022, mohon se shënjestron infrastrukturën civile.

CATEGORIES
Share This