Bajqinovci për opozitën: “Lufta për vendin e dytë do të jetë sfiduese…”

Bajqinovci për opozitën: “Lufta për vendin e dytë do të jetë sfiduese…”

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, për pak qaste ka harruar çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

Ai ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur 9 shkurtin si ditë të zgjedhjeve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partia e tij do të fitojë me mbi 50 për qind.

“Më 9 shkurt, qytetarët do të tregojnë edhe një herë mbështetjen e tyre pë Lëvizjen Vetëvendosje. Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e pashmangshme, dhe rezultatet do të flasin vetë. Me mbi 50% të votave, Vetëvendosje do të sigurojë mbështetjen e shumicës, duke vazhduar rrugën e ndryshimeve pozitive për vendin tonë. Lufta për vendin e dytë dhe për kalimin e pragut do të jetë sfiduese për opozitën”, ka shkruar ai.

CATEGORIES
Share This