Ambasadori gjerman shefit të ri të BE-së: Mezi pres ta bëjmë Kosovën histori suksesi

Ambasadori gjerman shefit të ri të BE-së: Mezi pres ta bëjmë Kosovën histori suksesi

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i ka dëshiruar mirëseardhje në detyrë ambasadorit të ri, shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

“Mezi pres të punoj ngushtë me ju për ta bërë Kosovën një histori suksesi të BE, siç e theksoni ju. Përvoja juaj rajonale dhe ndërkombëtare është padyshim një aset për praninë e BE-së në këtë vend të bukur”, ka shkruar ai në X.

Deri më tani shef i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë ishte Tomáš Szunyog.

CATEGORIES
Share This