Vuçiç e pranon: Dua të shkel Mitrovicën, por nuk hyj dot në Kosovë

Vuçiç e pranon: Dua të shkel Mitrovicën, por nuk hyj dot në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pranon se nuk mund të futet në Kosovë. “Sa i përket shkuarjes time në Mitrovicë, nëse më lejonin do të shkoja që nesër. Dhe jo vetëm atje, por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat tona në Kosovë e Metohi. Nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimeve të tyre”, theksoi Vuçiç gjatë një eventi në Serbi. raporton A2.

Ai pretendon se institucione të rëndësishme paralele të Serbisë po funksionojnë ende në veri të Kosovës. Presidenti serb sqaroi në distancë dhe shqetësimet e Rusisë për avionët e luftës.

“Nuk do ia jepja askujt në botë Migët serbë”, citon A2 deklaratën e Vuçiç.

Komenti i tij erdhi pas raportimeve se Serbia mund t’ia japë këto avionë lufte Francës, shtet i cili do t’ia dërgonte Ukrainës. Në këmbim, Serbia do të përfitonte 12 avionët Rafal të shumëkërkuar.

“Ai që thotë se do të falim Mig-29-at jo vetëm që gënjen, por edhe nuk është normal”, përfundon presidenti serb.

CATEGORIES
Share This