Ministrja gjermane poston një foto me Kurtin: Ia bëra të qartë Qeverisë thirrjen për zhbllokimin e CEFTA-s

Ministrja gjermane poston një foto me Kurtin: Ia bëra të qartë Qeverisë thirrjen për zhbllokimin e CEFTA-s

Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann këto ditë ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ajo ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, ku mes tjerash, ka thënë se ia ka bërë të qartë Qeverisë thirrjen për zhbllokimin e CEFTA-s.

“Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, pranë takimeve të këtij 10 vjetori të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë Qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta mundësojë zhbllokimin e CEFTA dhe ta lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellur përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, nuk dihet nëse ajo ka pasur takim bilateral me Kurtin, derisa as Qeveria nuk ka njoftuar për një gjë të tillë.

CATEGORIES
Share This