Putin rikonfirmon “listën e kuqe” të shteteve miqe e armiqe! Nuk e përmend Kosovën, sa si i konsideron Shqipërinë, Greqinë e Turqinë?

Putin rikonfirmon “listën e kuqe” të shteteve miqe e armiqe! Nuk e përmend Kosovën, sa si i konsideron Shqipërinë, Greqinë e Turqinë?

Rusia iu ka rikujtuar edhe njëherë vendeve të BE-së dhe NATO-s “listën e kuqe” në të cilën i ka futur, kjo si pasojë e pozicionimit krah Ukrainës në luftën që po zhvillohet mes dy vendeve.

Lista e Rusisë, sipas Kremlinit, përfshin vende që imponojnë “sjellje shkatërruese në kundërshtim me vlerat shpirtërore dhe morale ruse”. Në këtë listë futet edhe Shqipëria, sikundër Greqia e çdo vend anëtar i NATO-s apo BE-së.

Por, edhe kjo listë ka përjashtime, siç është Turqia e udhëheqeur nga Tayip Erdogan.

Në listë janë përfshirë pothuajse të gjitha vendet e BE-së, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë, si dhe NATO-ja, përveç Turqisë.

Kjo listë përfshin gjithsej 47 vende dhe territore, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe të gjitha vendet e të ashtuquajturit “koalicioni perëndimor”, pra Japonia, Australia , Zelanda e Re , Koreja e Jugut , por edhe Tajvani.

Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS duke cituar burime, lista erdhi si vazhdim i një dekreti të Vladimir Putin, sipas të cilit Moska tani e tutje do të ofrojë mbështetje humanitare, si dhe lehtësira për lëvizjen dhe vendosjen e tyre në Rusi për qytetarët e këtyre vendeve, të cilët “ndajnë vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse”.

Dekreti i presidentit rus parashikon një procedurë të thjeshtuar për ata që “nuk pranojnë qëndrimet destruktive neoliberale në vendet e tyre, të cilat janë në kundërshtim me vlerat tradicionale”, për t’u zhvendosur në Rusi. Sipas burimeve diplomatike ruse, numri i qytetarëve perëndimorë që përfitojnë nga ky proces është “tashmë disa dhjetëra”.

CATEGORIES
Share This