Policia konfirmon djegien e vilës së deputetit Bajqinovci

Policia konfirmon djegien e vilës së deputetit Bajqinovci

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e djegies së vilës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në një fshat të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se  një vilë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin.

Ishte vetë deputeti Bajqinovci që kishte njoftuar më herët se atij i është djegur shtëpia malore në një fshat të Podujevës./Telegrafi

CATEGORIES
Share This