Për herë të parë në histori të konfliktit, Hezbollahu shënjestron kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv! (Video)

Për herë të parë në histori të konfliktit, Hezbollahu shënjestron kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv! (Video)

Hezbollahu pretendon se ka lëshuar një raketë që synonte selinë e Mossad pranë Tel Avitit.

Sulmi u konfirmuar edhe nga vetë ushtria izraelite e cila deklaroi se goditja e fundit nga Hezbollahu shënon “herën e parë që grupi ka gjuajtur një raketë drejt kryeqytetit izraelit”.

“Hera e parë në histori që Hezbollahu ka shënjestruar Tel Avivin”, tha IDF në një deklaratë.

Më herët, IDF tha se rrëzoi një raketë të lëshuar drejt Izraelit qendror, duke thënë se ajo u qëllua nga zona e Nafakhiyeh në Libanin jugor, shkruan skynews.

Megjithatë, u raportua se raketa u kap dhe u rrëzua.

Ndryshe, bëhet e ditur se Izraeli po tingëllon “gjithnjë e më i sigurt” në drejtimin e operacioneve të tij.

Sulmet e fundit thuhet të jenë ofensiva më e madhe izraelite kundër Hezbollahut që nga lufta me Libanin e vitit 2006. 

CATEGORIES
Share This