Irani paralajmron Izraelin: “Nëse bëni një gabim tjetër, do të ketë një valë të dytë sulmes që do të jen edhe më shkatërruese..”

Irani paralajmron Izraelin: “Nëse bëni një gabim tjetër, do të ketë një valë të dytë sulmes që do të jen edhe më shkatërruese..”

Ebrahim Azizi, kreu i komitetit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të parlamentit të Iranit, tha në televizionin shtetëror iranian se kjo ishte vala e parë e sulmeve nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.

Aty thuhet se “qendrat dhe objektet ushtarake izraelite ishin në shënjestër, por sulmet mund të kishin rezultuar në goditjen e civilëve për shkak të gjykimeve të gabuara të mundshme”, transmeton Ballkani.info.

Azizi thotë se nëse Izraeli “gabon sërish”, do të ketë një valë të dytë që do të jetë “madje më shkatërruese”.

Ai shton se sipas vlerësimeve iraniane, Izraeli “nuk mund të hakmerret” ndaj sulmit iranian sonte.

CATEGORIES
Share This