Kurti dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: “Izraeli ka të drejtë ta mbrojë vetën…”

Kurti dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: “Izraeli ka të drejtë ta mbrojë vetën…”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin e Iranit mbi Izraelin.

Ai ka thënë se i bashkohet qeverive të shteteve të tjera për të dënuar këtë sulm.

Kurti tha se rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Më tutje, ka shtuar se Izraeli e ka të drejtën ta mbrojë vetën.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni.

Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti.

CATEGORIES
Share This