Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim tre shtetas të Shqipërisë të cilët dyshohen përfshirje në veprat penale që kanë të bëjnë me kultivim të bimëve narkotike dhe shpërndarjen e paautorizuar.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, me autorizim nga organet e drejtësisë, shpall në kërkim personat e dyshuar Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë; Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006Ë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë; Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

“Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, njofton Policia.

Luten të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues:

Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë dhe përmes e-mailit: info@kosovopolice.com

CATEGORIES
Share This