Bajqinovci për rritjen e pensioneve: “shtet që kujdesët për të gjithë qytetarët..”

Bajqinovci për rritjen e pensioneve: “shtet që kujdesët për të gjithë qytetarët..”

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vendimit të marrë sot nga Qeveria e Kosovës për rritjen e pensionit për 20 për qind.

Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook vendimin e shefit të ekzekutivit e ka quajtur si një hap të rëndësishëm për përmbushjen e zotimeve.

“Qeveria Kurti ka marrë vendim që pensionet të rriten për 20%. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve për një shtet që kujdeset për të gjithë qytetarët e tij, veçanërisht për më të moshuarit, të cilët meritojnë mbështetjen tonë maksimale.Nga ky muaj, do të rriten për 20 për qind të gjitha pensionet. Pensioni bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

CATEGORIES
Share This