“Me të lyer me benzinë dhe me të djegë”, reagon AGK pasi që gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë!

“Me të lyer me benzinë dhe me të djegë”, reagon AGK pasi që gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim të jashtëzakonshëm për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi.

AGK-ja ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që ky rast të trajtohet me urgjencë, pas kërcënimit që Kajtazi ka marrë më 8 tetor, përmes një mesazhi.

“AGK-ja kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”.

AGK ka kontaktuar me gazetarin Kajtazi dhe i njëjti tashmë ka njoftuar autoritetet përgjegjëse lidhur me kërcënimin serioz që ka marrë.

Poashtu AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi.

CATEGORIES
Share This