Abdixhiku në takim me Lajçakun e konfirmon qendrimin e LDK-së pro marrëveshjës, por ka kërkuar sqarime!

Abdixhiku në takim me Lajçakun e konfirmon qendrimin e LDK-së pro marrëveshjës, por ka kërkuar sqarime!

Pas takimit që ka pasur me ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka sqaruar se me të ka biseduar për ecurinë e procesit dialogues, me theks të veçantë për propozimin evropian në lidhje me normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.

“LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja rithekson se mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, ka deklaruar Abdixhiku, raporton Gazeta10.

Tutje Abdixhiku ka shkruar se LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Sipas tij heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës.

Në fund ai ka shkruar se në takim Lajcakut i ka kërkuar sqarime në lidhje me tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme.

CATEGORIES
Share This