Aksidenti në Badoc: Publikohen pamjet nga përpjekjet për të nxjerrur trupat e pa jetë të tre të rinjëve

Aksidenti në Badoc: Publikohen pamjet nga përpjekjet për të nxjerrur trupat e pa jetë të tre të rinjëve

Tre të rinjë kanë humbur jetën nga një aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Në pamjet e publikuara nga Kallxo.com shihen përpjekjet e ekipeve emergjente për të nxjerrë

VIDEO

Makina e cila dyshohet se ka përfunduar në ujin e liqenit të Badocit si pasojë e shpejtësisë, i’u mori jetën tre të rinjëve rreth moshës 21 vjeçare, Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat. – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese.

Lajmin për vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, 
tha Ahmeti.

Lidhur me rastin tragjik deri më tani kanë reaguar figura të njohura në opinionin publik, si dhe zyrtarë shtetërorë./periskopi.com

CATEGORIES
Share This