Alarmante! Forcat e ushtrisë serbe duke patrulluar në Bjeshkët e Istogut (Video)

Alarmante! Forcat e ushtrisë serbe duke patrulluar në Bjeshkët e Istogut (Video)

Gazetari i njohur nga Istogu, Zeqir Mehmetaj i ka publikuar disa pamje shqetësuese sot nga Bjeshka e Corrovodës.

Në këto pamje shihen forcat e ushtrisë serbe thellë brenda territorit të Kosovës, në zonën e bjeshkëve të Istogut, shkruan Ballkani.info.

Me kamionë dhe ‘xhipa’, ushtarët serbë patrullojnë të qetë dhe të papenguar nga askush.

Në këtë video shihen duke kaluar automjetet me targa të Kosovës, por edhe bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovës.

“Ballë për ballë me forcat kufitare serbe sot në Bjeshkën e Corovodës. Urdhri (i cili nuk vlejti) ishte: Nemoj slikati (mos fotografo)”, ka shkruar Zeqir Mehmetaj, i njohur si Baci Zeqë. /Ballkani.info

Shihni pamjet e publikuar sot, e diel 11 gusht 2024!

CATEGORIES
Share This